Lajme
Pse shqiptarët shkuan të luftojnë në Siri dhe Irak?
Kushtet e rënda ekonomike, niveli i ultë i arsimimit, si dhe ligjëratat fetare jashtë kontrollit kanë ndikuar që shumë shqiptarë nga Kosova të marrin rrugën drejt luftërave në Lindjen e Mesme
Qindra shqiptarë nga Kosova kanë marrë rrugën drejt Sirisë dhe Irakut. Kosova ishte përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në këto zona të luftërave, raporton “Evropa e Lirë”.
Sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë, përcjell albinfo.ch.
117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.
Hulumtimet e bëra nga organizatat joqeveritare në Kosovë kishin theksuar se Kosova ka miratuar një kornizë solide të politikave në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, megjithatë, zbatimi vazhdon të sfidohet nga kapacitete kufizuara dhe mungesa e angazhimit të komuniteteve.
Ligjëratat fetare jashtë kontrollit të institucioneve kompetente, niveli i ulët i arsimit, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale, thuhet të jenë vetëm disa nga arsyet që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













