Shkurt.ch
Zvicra dialogon me Eritrenë për refugjatët
Zvicra shqyrton mundësitë për dialog me Eritrenë, së bashku me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Suedinë. Një udhëtim i përbashkët nga diplomatët evropianë në këtë vend të Afrikës është realizuar në mes të janarit. Zvicra do të përfaqësohet nga ambasadorja Anne Lugon-Moulin. Departamenti i Punëve të Jashtme EDA ka konfirmuar këtë takim. Nga ana e Eritresë do […]
Zvicra shqyrton mundësitë për dialog me Eritrenë, së bashku me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Suedinë. Një udhëtim i përbashkët nga diplomatët evropianë në këtë vend të Afrikës është realizuar në mes të janarit.
Zvicra do të përfaqësohet nga ambasadorja Anne Lugon-Moulin. Departamenti i Punëve të Jashtme EDA ka konfirmuar këtë takim. Nga ana e Eritresë do të ulen në një tryezë “njerëz, të cilët janë të afërt me presidentin dhe Ministrinë e Jashtme”, thuhet në një raport të EDA-s për “Luzerner Zeitung” dhe “St. Galler Tagblatt”, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi ishte “një dialog politik me Qeverinë e Eritresë për të përgatitur” dhe për të krijuar një bazë të besimit, siç është thënë nga EDA. Kjo do të përfshijë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe të migrimit. Do të diskutohen edhe çështjet ekonomike dhe ndihma për zhvillim.
Nga asnjë vend tjetër nuk vijnë refugjatë më shumë në Zvicër. Riatdhesimi është vështirësuar për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në atë vend. Në një raport të nëntorit 2016 Këshilli Federal tha se situata e të drejtave politike, ekonomike dhe njerëzore mbeti tejet problematike.
Këshilli Federal gjithashtu ka mbajtur kontakte për një qasje të koordinuar me vendet evropiane, të cilat ndjekin interesa të ngjashme, të tilla si Zvicra.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











