Lajme
Diaspora trajtohet me ligj
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash e miratuan të enjten Projektligjin për Diasporën Kosovare
Ky projektligj u amendamenttua pa ndonjë debat, ndërsa para ligjvënësve Projektligjin e paraqiti Idriz Vehapi, kryesues i komisionit funksional për Arsim shkencë dhe Teknologji.
Projektligji për Diasporën u miratua pas një përplasje ndërmjet kryeministri Hashim Thaçi dhe partive opozitare rreth veriut të Kosovës, ndërsa me kërkesë të deputetit, Hydajet Hyseni këtij projektligji iu ndërrua emërtimi nga Projektligji për Diasporën në Projektligji për Diasporën dhe Mërgatën.
I vetmi që foli gjatë miratimit të amendamenteve ishte shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha se shumica e vërejtjeve dhe rekomandimeve që janë dhënë për këtë projektligj gjatë punimeve në Komision, nuk janë marrë parasysh.
Ndryshe, ky është ligji i parë që rregullon detajisht çështjet e funksionimit dhe të trajtimit të diasporës kosovare. Projektligji i miratuar të enjten ka gjithsej 16 nene, ndërsa do të zyrtarizohet pasi që ligji të nënshkruhet nga presidentja Atifete Jahjaga dhe të dalë në Gazetën Zyrtare.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë












