E-Diaspora
Shqiptarja në listën e ‘Forbes’, si shumë e suksesshme nën moshën 30-vjeç
Sipas ‘Forbes’, puna e shqiptares përfshin instalacione hapësinore, fotografi, skulptura dhe vizatime digjitale abstrakte
Revista e njohur ‘Forbes’ ka bërë një listë me 30 persona, që janë shumë të suksesshëm nën moshën 30-vjeçare, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e 30 personave si shumë të suksesshëm për Evropë në fushën e artit dhe të kulturës, është edhe një shqiptare.
Bëhet fjalë për Marina Sula. Ajo ka lindur në Lezhë të Shqipërisë, derisa ka diplomuar në Universitetin e Vjenës për histori artesh. Marina ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, gjithashtu në Vjenë, ku jeton dhe vepron, derisa ka marrë pjesë në tetë ekspozita që nga viti 2014 në Shqipëri, Austri dhe Itali. Katër nga këto ishin ekspozita personale.
Sipas ‘Forbes’, puna e shqiptares përfshin instalacione hapësinore, fotografi, skulptura dhe vizatime digjitale abstrakte.
Ekspozita ‘Soft Power’ në Galerinë Gabriele Senn të Vjenës në fund të vitit 2016, u vlerësua mirë për përdorimin e strategjive të reklamave dhe përformancës së mediave sociale për të shpërbërë dallimet mes të jashtmes dhe brendshme dhe privatësisë dhe ekspozimit.
https://www.forbes.com/30-under-30-europe/2018/art-culture/#36ad29353ce4
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMarina Sula
- Prejardhja:Lezhë
- Vendi ku vepron:Vjenë
- Profesioni:Piktore
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












