Jeta në Zvicër
Shtatë arsye pse Zvicra është vendi më i mirë në botë
Ditë më parë, Zvicra është shpallur si “Vendi më i mirë” në botë për vitin e dytë radhazi, shkruan “The Local”.
Ky ishte vlerësimi i raportit të vendeve më të mira nga “US News & World Report”, kompania e marketingut “Y & R: dhe “Shkolla Wharton”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë raport ishin përmendur pesë arsye pse është vendi më i mirë, si papunësia e ulët, një numër i çmimeve Nobel dhe një peizazh të jashtëzakonshëm.
Të gjitha janë të sakta, megjithatë, janë shtatë arsye tjera, pse Zvicra është vendi më i mirë në botë.
Arsyet e zgjedhura nga “The Local” janë:
- Pjata më e mirë kombëtare – pasi kanë një ushqim shumë të shëndetshëm
- Heroi më i mirë kombëtar – William Tell, edhe pse ka shumë diskutime për të, ai konsiderohet si heroi i vërtetë zviceran
- Ushtria më e mirë – ushtria e Zvicrës nuk merr pjesë direkt në konflikte ndërkombëtare, por vetëm në misione paqeruajtëse
- Instalimi më i mirë ushtarak – Zvicra ka fortesat më të bukura ushtarake në botë
- Vendi më e mirë për filma spiun – Edhe pse autoritet zvicerane kanë bërë përpjekje të mëdha për të pastruar sistemin e tyre bankar dhe vetë zviceranët janë mërzitur për reputacionin si parajsa për përfitimet e keqpërdorura, për shkak të peizazhit, ruan pozicionin për të xhiruar një film spiun.
- Sistemi më i mirë politik – pavarësisht kundërshtimeve, është një sistem i qëndrueshëm. Vendi ka një Këshill Shtetëror prej shtatë anëtarësh që vepron si ekzekutiv kombëtar. Të gjitha partitë kryesore janë të përfaqësuara dhe anëtarët votohen nga parlamenti, jo nga njerëzit.
- Malet më të mira – Nuk ka asnjë dyshim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












