CH-Ballkani
Urimi i veçantë i Erion Veliajt për Pavarësinë e Kosovës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Veliaj shprehet i lumtur për arritjet e Kosovës për dhjetë vjet, duke e përshkruar rrugëtimin si të jashtëzakonshëm, përcjell albinfo.ch.
“Përshëndetje të gjithëve nga Tirana. Sot është një ditë fantastike për t’ju uruar të gjithë vëllezërve tanë në Kosovë gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë”.
“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Të mendosh gjithë atë përpjekje, për luftën, për fitoren e luftës dhe pastaj për të fituar paqen, ajo që është arritur në Kosovë është e mrekullueshme. Unë e di që ne të gjithë jemi kritikë, të gjithë jemi cinikë, të gjithë jemi skeptikë, gjithmonë mundohemi të gjejmë diçka që nuk shkon, por le t’i shikojmë 10 vjet dhe atë që është arritur”, shprehet i pari i Tiranës, duke shtuar:
“Unë kam qenë i impresionuar që nga dita e parë, kur kam ardhur të punoj në Kosovë fill pas luftës, dhe sa është transformuar vendi, çfarë rinie progresiste ka Kosova, çfarë inovacioni bëhet në Kosovë, sa krenarë kemi qenë sa herë është ngritur flamuri i shtetit të ri të Kosovës me sportistët dhe me të gjithë arritjet e të rinjve kosovarë”, shton ai.
“Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe ka më shumë rezultate pozitive sesa problematika. Për të gjitha ato gjëra që nuk shkojnë, ndoshta ka ardhur koha të mobilizohemi, jo vetëm të kritikojmë, por të shikojmë çfarë mund të bëjë secili prej nesh, në qytetet tona, në lagjet tona, në komunitetin tonë”.
Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara.
“Unë besoj që kjo është një ditë për të reflektuar se sa kemi arritur, por ama edhe për të hapur imagjinatën tonë se sa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara, ditët më të mira janë përpara nesh, kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë. Ju uroj të gjithëve gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. Urime dhe shumë dashuri e përqafime nga Tirana”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













