Kosova
Njohja e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili ka takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri me dije se ia ka bërë të qartë edhe shtetit të Serbisë që nëse dëshiron integrimin evropian, duhet ta njoh Kosovën, pos plotësimit të kriterit për shtet ligjor.
“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, është shprehur Gabriel.
Kryediplomati gjerman, para se të vinte në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Gabriel i ka dhënë leksione Vuçiqit se si ndodhë pajtimi me popuj tjerë, duke përmendur gjenocidin të kryer nga Gjermania.
“Bashkimi Evropian është një shembull, ku (edhe) nga hasmëritë më të mëdha, nga luftërat më të mëdha, bile edhe nga një Gjenocid i ushtruar – organizuar nga ne gjermanët megjithatë mund të ngjizet një partneritet, madje edhe një miqësi”, ka thënë Gabriel.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













