Kosova
Thaçi dhe Vujanoviq me deklaratë të përbashkët për demarkacionin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.
“Kosova ka marrë obligime që ka nënshkruar, qoftë për themelimin e Asociacionit edhe nënshkrimin e marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell albinfo.ch.
“Duke vlerësuar edhe momentin e mirë të autoriteteve të Malit të Zi dhe vullnetin e lidershipit kosovar dua të shpalos se në 48 orët e fundit dhe përpjekjet e pandërprera tash e dy vjet e gjysmë unë si president i Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq nxorëm një deklaratë të përbashkët që inkurajojmë Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen mbi kufirin shtetëror që është nënshkruar në Vjenë”, ka shtuar tutje presidenti i Kosovës.
I pari i vendit në një konferencë për media ka thënë se “kjo deklaratë e përbashkët është bazuar, nisur nga besimi i ndërsjellë dhe vullneti i mirë sikur edhe nevojat për avancimin e partneritetit strategjik por duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial”.
“Kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve, u bën thirrje organeve kompetente që të përmbyllet ratifikimi. Do të kemi trupë të përbashkët për shënjimin e vijës kufitare, ky grup punues nëse paraqitet nevoja do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për përkushtimet e përbashkëta”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













