Kosova
Liberalizimi i vizave në duart e deputetëve të Kosovës
Sipas njohësve të këtyre proceseve, Kosova ka përmbushur edhe kriterin tjetër për luftën ndaj korrupsionit, por këtë duhet argumentuar para Bashkimit Evropian
Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, është momenti i fundit që Kosova të marrë rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Sipas njohësve të këtyre proceseve, Kosova ka përmbushur edhe kriterin tjetër për luftën ndaj korrupsionit, por këtë duhet argumentuar para Bashkimit Evropian.
Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimit Evropian, pret që ratifikimi i kësaj marrëveshje të ndodhë dhe të ecet përpara për liberalizim vizash. Sipas saj është momenti i fundit që Kosova ta përfundojë këtë çështje.
“Ky është moment kritik dhe momenti i fundit para se BE-ja të shkojë në zgjedhje për institucione të saj që do të jenë në qershorin e vitit të ardhshëm dhe ne duhet të llogarisim që nëse nuk arrijmë ta kapim këtë moment deri në fund të vitit, atëherë e kemi humbur shansin sepse vitin e ardhshëm BE-ja do të jetë në fushatë për zgjedhje për Parlament Evropian”, tha Ahmetaj për Radio Kosovën.
Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se Kosova edhe nëse e ratifikon demarkacionin duhet të shtojë punën në kriterin e fundit, atë të luftimit ndaj korrupsionit.
“Nëse kalohet çështja e demarkacionit, atëherë mbetet edhe kriteri i fundit ai i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndërmarrin institucionet e BE-së pas veprimit nëse Kuvendi i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit, dhe për të parë se si do të ecet përpara”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Ahmetaj vlerëson se është arritur sukses në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe se argumentet duhet të prezantohen para BE-së, për të parë se ku qëndron Kosova.
“Nga viti i kaluar deri sivjet, është shënuar progres në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Janë disa raste të cilat kanë marrë shkallën e fundit të vendimit të gjykatave për krim dhe korrupsion. Ajo që ne mbetet të shohim është se çfarë qasje do të ketë tani Komisioni Evropian dhe institucionet e BE-së”, tha Ahmetaj.
Procesi i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, sipas Jeta Krasniqit nga KDI-ja është teknik, por ajo thotë se është edhe politik, prandaj edhe vendimet në institucionet e BE-së, merren edhe nga aspekti politik, jo vetëm nga ai teknik. Sipas saj, Kosovës i mbetet t’i përmbushë kriteret që i ka si obligime ndërkombëtare, e pastaj të lobojë në shtetet e fuqishme të BE-së, që të realizohen obligimet që dalin nga përmbushja e këtyre kritereve.
Sot prej orës 10:00 ka pasur të nisë seanca e jashtëzakonshme për votimin e projektligjit për demarkacion.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













