Kosova
Vetëvendosja e quan tradhti marrëveshjen për demarkacionin
Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe marrëveshja e re për Demarkacionin, që të mërkurën hidhet për votim në Kuvend, ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është krim e tradhti për vendin.
Në Vetëvendosje thonë se Ramush Haradinaj me këtë ia vë vetes vulën e tradhtarit dhe se po manipulohet nga PDK-ja e LDK-ja, për shkak të ambicieve të tij për pushtet, përcjell albinfo.ch.
“Kështu nuk shkruhen e nuk bëhen ligjet. Ky pazar fjalësh na i humbet 8,200 hektarë njësoj. Ky Projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar. Brenda vitit AAK-ja ndryshoi qëndrim për demarkacionin. Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin Bulliqi. Nuk ka gjë më të keqe se sa kthimi në opozitë pas një qeverisjeje të dështuar. Kush mund të bashkëpunojë më me ty, nëse ia vendos vetes vulën e tradhtarit?”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë këtë Projektligj të dëmshëm dhe se do ta kundërshtojë atë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













