E-Diaspora
Biznesi kosovar merr medalje kualiteti në Zvicër
Në faqen e QUDAL, “Palma” është vlerësuar me 5 yje si ofrues e nivelit më të lartë të cilësisë në tregun e Kosovës
Qendra e mobilieve “Palma” Gjilan, ka pranuar medaljen e kualitetit QUDAL nga Asociacioni Internacional i Certifikimit ne Cyrih, Zvicër.
QUDAL është një program certifikimi, që bazuar në metoda shkencore të kërkimeve të tregut dhe duke përdorur një metode të quajtur DEEPMA, gjen dhe shpërblen produktet dhe shërbimet më kualitative në treg.
Vetëm prodhimet dhe shërbimet, të cilat vlerësohen nga konsumatorët, me më së shumti vlerësime në kategorinë e tyre tregtare mund ta marrin çmimin e artë QUDAL, përcjell albinfo.ch.
Qendra e mobilieve “Palma” Gjilan ka pranuar këtë çmim për kualitetin e prodhimeve të tyre, prodhime këto që shiten edhe në tregun zviceran dhe janë të vlerësuara lartë nga konsumatorët zviceran. Në faqen e QUDAL, “Palma” është vlerësuar me 5 yje si ofrues e nivelit më të lartë të cilësisë në tregun e Kosovës.
Kjo po dëshmon që prodhimet kualitative të Kosovës kanë mundësi që të konkurrojnë edhe me prodhimet internacionale dhe çdo ditë e më shumë po e gjejnë vendin e tyre në tregun botëror.
“Palma” është një shembull i suksesit të biznesit kosovar dhe kualitetit që mund të arrihet me anë të përkushtimit dhe profesionalizmit në punë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













