Kosova
50 mijë kërkesa për viza në Ambasadën gjermane
Derisa ende nuk dihet numri i plotë i kërkesave nga qytetarët e Kosovës për viza Shchengen, vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë gjatë vitit 2017 janë dorëzuar 50 mijë kërkesa për viza.
Kërkesat kanë qenë për viza turistike, afariste, për punësim, për studime e për bashkim familjar. Këtë e ka konfirmuar Ambasada Gjermane në një përgjigje për gazetën “Zëri”.
“Ambasada Gjermane në vitin 2017 i ka përpunuar gjithsej 50.000 kërkesa për viza. Këtu përfshihen kërkesat për qëndrime afatshkurtra (turizëm, udhëtime afariste, etj.), ashtu sikurse edhe kërkesat për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar, etj.)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se rreth 190 kërkesa për viza në ditë janë bërë në Ambasadën e Gjermanisë, që në fakt është Ambasada me numrin më të madh të kërkesave për viza nga qytetarët në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













