Kosova
Hajnat hynë për të vjedhur lopët, dy vëllezërit mbeten të vrarë
Banorët e Plloqicës kanë thënë se në këtë fshat edhe javën e kaluar kishte ndodhur një vjedhje e veturës, ndërsa mbrëmë hajnat deshën të vjedhin lopët e familjes Maloku
Familja Maloku nga Plloqica e Malishevës ka hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime.
Familjarë e miq po presin në radhë për të ngushëlluar prindërit e Shani e Bahri Malokut të cilët u vranë sot në mëngjes.
Vrasja e dy vëllezërve Maloku, 44 dhe 33-vjeç, ka tronditur banorët e kësaj ane.
“Kemi qenë duke lujt me letra dhe kemi dëgjuar një zhurmë në oborr. Kemi dalë jashtë dhe i kemi parë dy persona të armatosur me kallashnikov. Ne kemi vrapu mi kap hajnat. Ata kanë gjuajt fillimisht dy herë në ajër e më pas kanë qëlluar mbi neve, duke e lënë të plagosur Shaniun dhe Bahriun”, ka rrëfyer për Indeksonline një dëshmitar i rastit, përcjell albinfo.ch.
Sipas dëshmitarit, të dyshuarit pasi kanë shtënë me armë kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa familjarët e viktimave me dy vetura i kanë transportuar të plagosurit drejtë spitalit.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në Malishevë, ndërsa tjetri në QKUK-Prishtinë.
Banorët e Plloqicës kanë thënë se në këtë fshat edhe javën e kaluar kishte ndodhur një vjedhje e veturës, ndërsa mbrëmë hajnat deshën të vjedhin lopët e familjes Maloku.
Të dy vëllezërit Maloku të vrarë kanë qenë të martuar. Shaniu ka lënë gruan me katër fëmijë, ndërsa Bahriu ka lënë gruan dhe dy fëmijë.
Ata kanë thënë se Shaniu dhe Bahriu kurrë më askënd nuk kanë pasur mosmarrëveshje, madje dyshojnë se mbi ta qëlluan hajnat.
Trupat e viktimave janë dërguar në departamentin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, derisa ende nuk është caktuar ora e varrimit të tyre.
Ndërkohë, Policia e Kosovës më pas ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona në lidhje me këtë rast.
Major Bekim Avdiaj, shefi i sektorit rajonal të hetimeve, drejtoria rajonale e PK-së, Gjakovë, në një konferencë për media ka thënë se dy personat e shoqëruar për intervistim, janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit e vrarë.
Ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











