Kosova
12 ambasadorë do të zëvendësohen
"Ai që meriton mund të bëhet edhe ministër, ambasador... . Ai që nuk e meriton, praktikisht duhet të formohet", deklaroi Pacolli
Qeveria e Kosovës planifikon që brenda pak ditësh të zëvendësojë 22 diplomatë, prej tyre 12 ambasadorë të cilat aktualisht janë të akredituar në shtete të ndryshme, ku Kosova ka ambasadat dhe përfaqësitë e veta diplomatike.
I gjithë procesi, pritet të zhvillohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha për Radion Evropa e Lirë se në kuadër të reformave që po behën do të ndodhin edhe ndryshimet në shërbimet diplomatike, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi duke ecur përpara me reformat tona. Ne kemi tani në proces ndërrimin e 22 diplomatëve kosovarë dhe diku të 12 ambasadorëve. Krahas kësaj, ne jemi duke punuar me hapa të përshpejtuar në Ligjin e ri të Ministrisë së Jashtme dhe në reformat e vetë ministrisë”, u shpreh Pacolli.
“Ai që meriton mund të bëhet edhe ministër, ambasador… . Ai që nuk e meriton, praktikisht duhet të formohet. Ju them se për ketë një vlerësimin që kemi bërë brenda, ne jemi duke pritur edhe përgjigje nga tri burime apo institucione nga jashtë që të vinë dhe t’i verifikojnë përzgjedhjet tonë. Do të thotë, pa ndodhur kjo përzgjedhje dhe pa qenë të sigurt se kemi bërë përzgjedhje të mirë, nuk do të ketë gradime nga kjo ministri”, tha Pacolli.
Ndërkohë, deputetja Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në misionet diplomatike të Kosovës ka persona të cilët bëjë punë të mirë, por sipas saj, ka edhe të atillë që me prezencën e tyre i kanë dhënë imazh të keq vendit.
Osmani thotë se në faza të caktuar, kur janë bërë emërimet diplomatike ka dominuar militantizmi politik, si kriter për emërime pa meritë dhe përgatitje profesionale.
Ajo i sheh vetëm si retorikë politike paralajmërimet nga kreu i diplomacisë kosovare për reforma në Ministrinë e Jashtme dhe ndërprerejen e gradimeve mbi baza partiake.
Rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mbetet një prej synimeve kryesore të Qeverisë aktuale, ngjashëm me ato parapraket.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli tha për Radion Evropa e Lirë se njohjet e reja për Kosovën janë një proces i pandalshëm. Ai tha se ka një angazhim të vazhdueshëm për të arritur rezultate konkrete.
Më 17 shkurt, Kosova ka shënuar jubileun e parë të pavarësisë. Për 10 vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 116 shtete.
Por, shteti më i ri evropian ende nuk e ka siguruar ulësen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe nuk e ka fituar mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










