Kosova
Arratiset i dënuari për terrorizëm
Nga dita e djeshme, F.D. gjendet në arriti dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se F.D. nga Kaçaniku, i dënuar për terrorizëm, ka arritur t’i shmanget shkuarjes në burg.
Të mërkurën ai ka arritur që të ikë nga Policia e Kosovës, e cila ka shkuar që ta dërgojë atë në vuajte të dënimit, pasi F.D. është dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përkatësisht terrorizëm.
Nga dita e djeshme, F.D. gjendet në arriti dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.
“Ne kemi shkuar atje pasi ka qenë urdhëresë e gjykatës. Ai është dashur të shkojë në vuajtje të dënimit. Polica nuk ka hasur në të, pra ai tash është në arrati dhe në kërkim të policisë”, ka thënë Gashi, përcjell albinfo.ch.
F.D. është akuzuar se ka marrë pjesë në luftën e Sirisë, ku gjykata ka arritur që t’i vërtetojë dyshimet për të cilat ai akuzohej.
Sipas Policisë, F.D. do të dërgohet në vuajtje të dënimit në momentin që të arrestohet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













