Kosova
2100 persona të kthyer në Vushtrri
Në Komunën e Vushtrrisë, brenda dy vjetëve të fundit, janë rikthyer rreth 2100 persona
Kushtet e vështira e kishin shtyrë familjen Kameri në vitin 2015, që ta braktisë Kosovën, për të shkuar në Gjermani.
Një vit e gjysmë kishte zgjatur qëndrimi i kësaj familjeje atje, pasi shteti gjerman i ktheu vitin e kaluar, raporton “KTV”.
Ata u detyruan të kthehen në fshatin e tyre, në Vërnicë të Vushtrrisë, ku kishin një shtëpi pothuajse të shkatërruar, përcjell albinfo.ch.
Por një bashkëpunim mes organizatës Diakonie, ambasadës gjermane dhe Komunës së Vushtrrisë, në kuadër të programit për të riatdhesuarit, ka ndërtuar një shtëpi të re për familjen pesë-anëtarëshe.
Komuna e Vushtrisë thotë se është duke punuar vazhdimisht që të kthyerve t’u sigurohet mirëqenie, përcjell albinfo.ch.
Në Komunën e Vushtrrisë, brenda dy vjetëve të fundit, janë rikthyer rreth 2100 persona.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka kthyer përgjigje televizionit në pyetjen se sa është numri i të rikthyerve në tërë Kosovën dhe si ka ecur programi i riatdhesimit deri tash.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












