CH-Ballkani
Rama: Serbia nuk do të hyjë në BE para Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë në Bruksel, në kuadër të dëgjesës që u mbajt në Parlamentin Evropian “Miqtë e Shqipërisë”, në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE.
Në një intervistë për “Politico.eu”, Rama është shprehur se është i sigurt që Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj medie, Mali i Zi dhe Serbia, janë disa hapa para, megjithatë, Rama beson se edhe Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE përpara Shqipërisë. Kjo është diçka që dimë me siguri. Serbia duhet të kalojë përmes procesit të dhimbshëm të njohjes së Kosovës ose të paktën zgjidhjes së problemit me Kosovën. Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë, kështu duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë e parashikueshme dhe duhet të bazohet në merita”, ka theksuar Rama.
Ndonëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, mbetet tension dhe rivalitet mes dy vendeve, shkruan media amerikane “Politico.eu”.
https://www.politico.eu/article/serbia-wont-join-eu-before-us-albanian-pm-says/
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













