Kosova
Kurti reagon pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin
Kurti është shprehur se fillimisht do të duhej të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe më pas miratimi i tij
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Kurti është shprehur se fillimisht do të duhej të bëhej korrigjimi i marrëveshjes dhe më pas miratimi i tij.
“Sot deputetë e Kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi dhe shkeljes së Kushtetutës dhe integritetit territorial të Kosovës dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit. Shumica dërrmuese e Vetëvendosjes ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Njëherësh është dashur të bëhej korrigjimi e më pas miratimi i marrëveshjes së demarkacionit. Është dashur që Qeveria të rifillojë bisedimet me Malin e Zi. Kollçaku është përjashtuar pa qenë fare në një prej rasteve në Kuvend. Kjo është tejet e paskrupullt. Veseli është njeriu më i gabuar për të udhëhequr një institucion të shtetit tonë”, është shprehur Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Fatmire Kollçaku ka thënë se këto janë prova se nuk jemi popull shtetformues.
“Ne kërkuam vetëm shikim, korrigjim, e më pas ratifikim. Këto janë prova se nuk jemi popull shtetformues”, është shprehur ajo.
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u miratua me 80 vota pro e 11 kundër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













