Kosova
Kosova drejt Evropës pa viza
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Lajm i mirë nga Prishtina, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.
Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon thotë se me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është hequr një pengesë e madhe për Kosovën.
Ajo thotë se do të bëj “më të mirën” që qytetarët e Kosovës shumë shpejt të lëvizin pa viza, duke shtuar se Kosova nuk ka qenë kurrë “më afër Evropës”.
“E lumtur me lajmin pozitiv nga Kosova për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar dhe është në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëj më të mirën e mundshme që liberalizimi i vizave të bëhet shumë shpejt realitet. Kosova nuk ka qenë kurrë më afër Evropës”, ka shkruar Fajon në një postim në Twitter.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar















