Sport
EHF përjashton Serbinë për shkak të Kosovës
Kosova fitoi ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 10:0. Takimi ishte paraparë të zhvillohej në Beograd, megjithatë, për shkaqe sigurie kjo përballje nuk u zhvillua
Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar përjashtimin e Kombëtares së Serbisë U20 për femra nga turneu që është duke u zhvilluar në Beograd.
EHF-i përmes një komunikate për media bën të ditur se, “në kohën e fillimit të ndeshjes (ora 16:00) ishte e pamundur të hynin në sallë delegatët e EHF, gjyqtarët, dhe ekipi i Kosovës përkundër që të gjithë ishin të pranishëm në hyrje të sallës. Ekipi i Serbisë nuk ishte i pranishëm në zonën e sallës së lojës gjatë gjithë kohës së këtij procesi”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
“Bazuar në këtë fakt delegatët e EHF-it, gjyqtarët dhe ekipi i Kosovës ishin të gatshëm që të fillonin ndeshjen me kohë. Duke marrë në konsideratë rregulloren për Turneun e Kualifikimeve të YAC, ekipi i Serbisë përjashtohet nga turneu dhe Grupi 5 i Turneut të Kualifikimeve WU20 bëhet vetëm me tre ekipe (Kosova, Norvegjia, dhe Sllovakia)”, thuhet në konfirmimin e EHF-së.
EHF bën të ditur se orari i ndeshjeve të tjera të këtij grupi nuk kanë ndryshuar.
Kosova fitoi ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 10:0. Takimi ishte paraparë të zhvillohej në Beograd, megjithatë, për shkaqe sigurie kjo përballje nuk u zhvillua.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë akuzuar që nuk organizuar mirë ndeshjen, kurse vendasit janë shprehur se për shkak të trazirave të mundshme, ky takim nuk u zhvillua. Nëse do të zhvillohej, do të ishte hera e parë që Kosova do të luante në Serbi.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël










