E-Diaspora
Vazhdon misteri për aktoren Adea Shabani
Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze
Aktorja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila është raportuar e zhdukur prej shumë kohës, besohet se ka vdekur.
Mediat amerikane shkruajnë se burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia, përcjell albinfo.ch.
Adea Shabani jetonte në Amerikë më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.
Policia e konfirmoi për FOX11 se familja dhe miqtë e saj besojnë se Adea ka vdekur. Chris Spotz, 33 vjeç, që gjithashtu ishte një aktor ambicioz, ishte në lidhje me Adean.
KTLA raportoi se ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.
Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur, por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia.
Shoferi më pas qëlloi veten në kokë, përderisa policia tentoi të krijonte një kordon bllokues në rrugë për ta ndalur atë.
Autoritetet i thanë NBC, Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.
Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











