Kosova
VV-ja kërkon të vihen kushte në dialogun me Serbinë
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë kundërshtuar bisedimet në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuciq. Aktivistja e lëvizjes, Albana Fetoshi, ka thënë se duhet të vihen kushte në dialogun me Beogradin. Ajo ka theksuar se një prej tyre duhet të jetë kërkim falja për të vrarët në luftën e fundit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Sot, 19-vjet pas masakrës në Krushë të Vogël kemi dalë t’ia përkujtojmë presidentit që në negociatat pa kushte që po i bëjnë me Serbinë po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve. 112 shqiptarë të vrarë në këtë fshat, 19-vjet pas luftës, Serbia ende s’ka kërkuar falje, e Thaçi me entuziazëm të pashoq merr pjesë në negociata. Thaçi do të duhej të kërkonte zbardhjen e fatit të pagjeturve, e jo të darkojë me Vuçiqin, duke bërë temë Kosovën përmes rikthimit të Zajednicës”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















