Kosova
Policia Speciale në Jarinjë, për t’u ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dërguar Njësitë Speciale në pikën kufitare të Jarinjës për të mos lejuar hyrjen në Kosovë të zyrtarëve serbë, ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.
Dy zyrtarëve serbë nuk u ka dhënë leje për vizitë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa ata kanë thënë se nuk do ta respektojnë këtë vendim, përcjell albinfo.ch.
“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë Vulinit dhe Gjuriqit, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi. Policia e Kosovës, me qëllim të zbatimit të vendimit zyrtar të autoriteteve shtetërore, ka angazhuar njësi relevante policore të cilat do të veprojnë konform situatës në raport me vendimin e MPJ-së së RKS-së”, thuhet në njoftimin.
Policia thotë se hyrja do u lejohet vetëm personaliteteve të cilët do të kenë leje zyrtare të autoriteteve të shtetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













