Kosova
Gjuriq sillet në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar shefin e zyrës serbe në qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë pa leje në Kosovë, dhe kishte shkuar në Mitrovicë në një debat për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai është sjellë në Prishtinë në stacionin “Qendra”. Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë, duke përshëndetur policinë e Kosovës dhe duke sharë në drejtim të Gjuriqit, përcjell albinfo.ch.
Gjuriq është arrestuar pak pasi kishte filluar të fliste në sallë. Ai kishte thënë se askush nuk mund të i ndalojë. Por pak pas kësaj ka intervenuar policia e Kosovës, duke përdorur edhe dhunë e edhe gaz lotsjellës për arrestimin e Gjuriqit.
Në këtë takim ishin prezentë edhe ministrat serbë të qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe zv.kryeministrin serb Delibor Jevtiq.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












