E-Diaspora
Policia dyshon se e ka gjetur trupin e aktores Adea Shabani
Policia në Los Angeles që po e kërkonte tash e një kohë aktoren Adea Shabani, e cila u zhduk muajin e kaluar nga apartamenti i saj në Hollywood, kanë gjetur një trup që dyshohet se mund të jetë i saj.
Në një konferencë për media policia tha se kanë gjetur një trup të pajetë rreth 640 kilometra në një zonë të pabanuar të Kalifornisë Veriore, përcjell albinfo.ch.
25-vjeçarja mungonte që nga data 23 shkurt, kur kamera e sigurimit në ndërtesën ku ajo banonte e kishte filmuar duke dalë me të dashurin e saj bashkë me një valixhe.
Përderisa zyra e mjekut ligjor ende nuk e ka identifikuar trupin, policia beson që trupi është i Adea Shabanit, aktores nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











