CH-Ballkani
Edhe Mali i Zi dëbon diplomatin rus
Edhe Mali i Zi i është bashkuar vendeve që dëbuan diplomatë rusë pas helmimit të agjentit Skripal.
Qeveria në Podgoricë ka njoftuar se ka shpallur ‘non grata’ konsullin e nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për ta shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe ta tërheqë pajtueshmërinë për të vepruar konsullit të nderit të Federatës Ruse në Mal të Zi. Për masat është informuar ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë me afat prej shtatë ditësh që përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi”, njoftoi qeveria e Malit të Zi.
Duket se pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi po ndjek totalisht politikë të njëjtë me vendet e alenacës së atlantikut të veriut, ndonëse prezenca ruse në ekonominë e këtij shteti është goxha e madhe.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













