CH-Ballkani
Daçiq lobon kundër Kosovës, sëmuret në Afrikë
Ai udhëton shpesh në vendet afrikane, sepse është pjesë e një strategjie për të zvogëluar numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një udhëtimi zyrtar në Afrikë, është dashur të kërkojë ndihmën e mjekëve, pasi është helmuar nga një ushqim.
Mediat serbe, gjegjësisht “Kurir”, raporton se ai ka kërkuar ndihmën e mjekëve, që i kanë dhënë infuzion pas helmimit, përcjell albinfo.ch.
Ai kishte provuar një specialitet lokal, por kjo nuk shkoi në mënyrën më të mirë dhe Daçiq përfundoi në spital. Ai ishte në një udhëtim në Burkina Faso, kur mori helmin dhe gjendja e tij është përmirësuar. Situata të tilla nuk janë aspak të këndshme, sidomos nëse vini nga një vend jo-afrikan.
Ai udhëton shpesh në vendet afrikane, sepse është pjesë e një strategjie për të zvogëluar numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën.
Edhe vetë Daçiq ka konfirmuar për mediat serbe, se është helmuar, pasi ka ngrënë një specialitet vendas në Afrikë, dhe është dashur të marrë infuzion. Ai po i viziton vendet që e kanë njohur Kosovën. Burkina Faso është një vend që e ka njohur Kosovën, madje kanë luajtur miqësore në futboll.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












