E-Diaspora
Gjyshërit nga Zvicra i marrin nën përkujdesje fëmijët e çiftit
Detaje të reja lidhur me vrasjen e kosovares në Winterlingen
Një nëpunës policor ia vendos prangat dhe një kapelë mbi kokë shtetasit nga Serbia, Dugi G. dhe menjëherë e dërgon në paraburgim vrasësin e dyshuar.
Fund i hidhur i një drame familjare vdekjeprurëse, në Winterlingen të Gjermanisë. Dugi G. (48) dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij kosovare Mervete G. (41). Katër fëmijët e përbashkët të çiftit (6, 8, 12 dhe 17-vjeç), tashmë nuk kanë nënë, ndërsa babai i tyre është në paraburgim.
Gjashtë mijë banorët e Komunës Winterlingen janë tronditur: Pak pas orës 19.00, shumë dëshmitarë i janë lajmëruar policisë, se në banesën e familjes në fjalë janë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë arritur katër patrulla policore.
Para ndërtesës ka qëndruar Dugi G. me duar të ngritura lart, duke u arrestuar pa dhënë ndonjë rezistencë. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar për “Bild”: “Në banesë kemi gjetur bashkëshorten e vdekur të shtrirë përtoke. Vajza shtatëmbëdhjetëvjeçare ka pësuar lëndime të lehta”.
Policia dyshon se Dugi G. me pistoletë apo revolver, me disa të shtëna e ka qëlluar bashkëshorten. Arma i është sekuestruar, transmeton Albinfo.ch.
Ajo që është më e keqja: Të katër fëmijët gjatë krimit kanë qenë në banesë. Kryebashkiaku Michael Maier (53, CDU) pohon: “Fëmijët menjëherë janë përkujdesur nga Kryqi i Kuq, ndërsa tani janë nën përkujdesje të familjarëve”. Një mik i familjes: “Gjyshërit kanë ardhur nga Zvicra për t’u përkujdesur për fëmijët”.
Komisioni për krime të rënda do të duhet të qartësojë se si ka ardhur deri te ky krim makabër. Një fqinj i tyre ka theksuar: “Bashkëshortja donte të ndahej nga burri i saj”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















