E-Diaspora
Kryebashkiaku francez përkrah fuqimisht familjen shqiptare
"Nuk ka më kuptim që shteti të na dërgojë familje që t`i dëbojmë dy vite më vonë", ka pohuar ai
Një familje shqiptare, me vendbanim në La Bouëxière, në afërsi të qytetit Rennes, që nga viti 2016 është vendosur në Francë. Më 9 prill të këtij viti, është paraparë që ajo të dëbohet nga territori francez.
Stéphane Piquet, kryebashkiaku i komunës i ka mobilizuar bashkëpunëtorët e tij dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Stéphane Piquet, kryebashkiaku i La Bouëxière, komunë kjo me 4 258 banorë, e vendosur në mes të Rennes e Vitré, nuk i kursen fjalët. “Nuk ka më kuptim që shteti të na dërgojë familje që t`i dëbojmë dy vite më vonë”, ka pohuar ai. Kryebashkiaku është informuar se Myslim dhe Aniegka Sazexhiu, së bashku me tre fëmijët e tyre do të dëbohen me avion gjatë të hënës, për në Shqipëri.
“Të ardhur në Francë para një viti e gjysmë, këta migrantë kanë bërë gjithçka për t’u integruar. Babai kërkon vetëm të punojë dhe është vullnetarë në disa shoqata”.
Të përzgjedhurit, banorët dhe shoqatat i kanë shumëfishuar aksionet që para tre viteve për të pranuar familje të ndryshme.
“Ne nuk e kërkuam ekskluzivisht një gjë të tillë, mirëpo e bëjmë me qëllim të mirë. Përse pra këto veprime kontradiktore”, akuzon Stéphane Piquet në të përditshmen franceze “Ouest-France”, transmeton Albinfo.ch.
Ai i kishte shkruar në muajin janar prefektit për t’ia rikujtuar se një procedurë dëbimi është në rrjedhë e sipër. Kërkesa për dokumente e familjes shqiptare ishte refuzuar, njësoj sikurse edhe shumë të tjera. Familja Sazexhiu ka bërë ankesë, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje. “Problemi është se ky sistem nuk funksionon. Për vendime duhet të pritet shumë gjatë dhe në ndërkohë, jeta nuk ndalet. Familjet integrohen, ndërsa popullata investon”.
Kryebashkiaku ka bërë apel të drejtpërdrejtë për mobilizim në profilin e komunës në Facebook. Ai ka bërë ftesë për banorët e tij dhe të gjithë qytetarët që të vijnë gjatë kësaj të shtune në mëngjes, në komunë, për ta përkrahur familjen shqiptare Sazexhiu.
Edhe më herët ka pasur raste kur kryebashkiakët kanë dashur të përkrahin raste të tilla, por jo në radhë të parë. “Nuk e di nëse jam një militant, por nuk dua të qëndroj duarkryq”, përfundon me buzëqeshje Stéphane Piquet.
Lidhur me këtë rast vlen për t’u theksuar se Franca e vlerëson Shqipërinë si vend me origjinë të sigurt. Por, shoqata franceze “CNR” nuk është e të njëjtit mendim.
Vendet me prejardhje të sigurt, zakonisht janë vendet të cilat llogariten si të sigurta për mirëqenien e shtetasve të saj dhe banorët e saj nuk përndjekjen politikisht. Bashkimi Evropian, duke ndjekur politikën e saj të migrimit, në vitin 2015 Kosovën dhe Shqipërinë i shpalli si vende me prejardhje të sigurt, ndërsa Maqedoninë një vit më parë.
Tashmë, shoqata franceze “CNR” është në kërkim të elementeve të reja që dëshmojnë sigurinë e jetës së personave në këto shtete. Për këtë hap, ajo ka vendosur të hulumtojë pasi shumica e azilkërkuesve shqiptarë marrin përgjigje negative, edhe pse në të vërtetë jeta e tyre është e kërcënuar.
Sipas burimeve të sigurta, Franca së shpejti është duke përgatitur dëbimin e disa familjeve shqiptare, me pretekst se ata vijnë nga vende me prejardhje “të sigurt”.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes













