E-Diaspora
Dy vite burg për shqiptarin që ngacmoi seksualisht kolegen 15-vjeçare
Ajo ishte vetëm 15-vjeçare dhe sapo kishte filluar ta bëjë praktikën për ngjyrosëse. Gjatë kësaj kohe, ajo u takua me kolegun e saj të punës dhe torturuesin, Arben T. (42). Tani, Arbeni është dënuar për ngacmim seksual
Rrobat e tij të punës, Arben T. (42) do të duhet t’i zhveshë. Ngjyrosësi shqiptar ka keqtrajtuar një vajzë praktikante në firmën ku ka punuar, në vitin 2016, kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare. Për këtë vepër, Arbeni është dashur të përgjigjet para Gjykatës rajonale të Solothurnit.
Akuzat që e rëndonin Arbenin, ishin: Shtrëngim seksual, veprime seksuale me fëmijë, ngacmim seksual – të gjitha të shumëfishta!, përcjell albinfo.ch.
Gjithçka kishte filluar më 19 shtator 2016. Agroni e ngacmon vajzën që po e shoqëronte me automjetin e firmës, ajo mbrohet, por fillimisht pa sukses.
Më 20 shtator, përsëri përpjekje për ta ngacmuar, ndërsa ajo sërish fillon të mbrohet.
Edhe më 21 shtator, Arbeni vazhdon ta ngacmojë seksualisht. Ajo e kafshon në gisht.
Më vonë, praktikantja rrëfen se Arbeni ishte bërë më agresiv, duke e kërcënuar se kafshimi i gishtit është vepër penale. Me këtë rast, ajo e ka goditur në mes të këmbëve dhe është larguar.
Në tetor të vitit 2016, ajo e denoncon Arbenin. Në një seancë gjyqësore të shkurtë, Gjykata e dënoi Arbenin me dy vite burg me kusht dhe kompensim në të holla në formë të dëmshpërblimit në një shumë prej 11 000 franga zvicerane.
Përpos kësaj, Arbeni do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej një mijë frangash, ndërsa ushtrimi i punës me të miturit i është ndaluar për dhjetë vitet e ardhshëm. Aktualisht, ai është duke punuar gjetiu.
Nga ana tjetër, viktima e ka ndërruar praktikën.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














