Kosova
LDK: Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi
Në kohën kur partitë në pushtet kanë mbetur me vetëm 52 vota në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Dëbimi i shtetasve turq, dalja e Listës Serbe nga Qeveria dhe mbetja në Kuvend e koalicionit me vetëm 52 vota janë arsye të mjaftueshme që kjo qeveri të shkojë në shtëpi.
Kështu ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hot,i në konferencën e përjavshme të këtij subjekti politik, raporton KTV .
Në kohën kur partitë në pushtet kanë mbetur me vetëm 52 vota në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës insiston se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, përcjell albinfo.ch.
E në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë kjo parti planifikon të organizojë mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, në konferencën javore ka thënë se Kosova nuk guxon të udhëhiqet me këta njerëz që aktualisht janë në pushtet.
Megjithatë, sipas Hotit, e rëndësishme është që zgjedhjet të mos mbahen brenda 30 ditëve, por të përgatiten më mirë.
Kjo parti ka bërë të ditur se është në bisedime me partitë e tjera opozitare për rrëzimin e kësaj qeverie, që sipas saj, përveç se dëm nuk i ka sjellë asgjë të mirë vendit.
Hoti ka folur edhe për rezolutën e miratuar në Kuvend, derisa ka thënë se qeveria e Haradinajt ka dështuar me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













