CH-Ballkani
Rrëfimi i fotoreporterit për betejën që çau kufirin shqiptaro-shqiptar
“Unë pata shansin që luftëtarët e UÇK t’i takoja qëkur vinin në Rinas dhe shikoje që ishin të rinj, të panjohur me luftën dhe që kishin jetuar jashtë vendit. Por, dëshira e tyre për ta parë të lirë vendin e tyre bëri që të arrinin këto rezultate”, thotë Gent Shkullaku
9 prilli i vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit. Kjo është një nga betejat me të dokumentuara të asaj kohe kundër ushtrisë serbe, në atë që njihet si beteja e Koshares.
Menjëherë pas largimit të ushtarakëve serbë nga kufiri me Shqipërinë, një grup gazetarësh shkuan në zonën e çliruar, mes tyre ishte edhe fotoreporteri i LSA-së, Gent Shkullaku, i cili tregon për Top Channel emocionet dhe ndjesitë e para.
“Ishte një emocion i veçantë. Në atë zonë të parë të çliruar që mund të quhet edhe si ishulli i parë që u mor në dorëzim nga UÇK, mund të ndjeje aromën e vërtetë të luftës. Jo më larg se 7-8 kilometra nga Koshara, luftohej në llogore, ku forcat serbe tentonin vazhdimisht të rimerrnin nën kontroll zonën”, kujton ai, përcjell albinfo.ch.
Ai regjistroi foto nga fushëbeteja e Koshares, foto që tashmë dokumentojnë një nga ngjarjet historike të shënuara në luftën për çlirimin e Kosovës.
Sot 19 vjet pas kësaj beteje, Shkullaku vazhdon të jetë i bindur se suksesi i betejës së Koshares, më shumë se nga përgatitja e anëtarëve të UÇK, erdhi për shkak të dëshirës që kishin ata për ta parë vendin e tyre të lirë.
“Unë pata shansin që luftëtarët e UÇK t’i takoja qëkur vinin në Rinas dhe shikoje që ishin të rinj, të panjohur me luftën dhe që kishin jetuar jashtë vendit. Por, dëshira e tyre për ta parë të lirë vendin e tyre bëri që të arrinin këto rezultate”, thotë Gent Shkullaku.
Beteja e Koshares i hapi rrugën më pas shtimit të shpejtë të radhëve të UÇK, duke rritur besimin në çlirimin e Kosovës, si dhe krijoi një zonë të sigurt për ndihmat nga jashtë.
Beteja e Koshares e 9 prillit të viti 1999, njohur ndryshe edhe si beteja që çau kufirin shqiptaro-shqiptar shënoi një pikë kthese mjaft të rëndësishme në luftën e UÇK kundër regjimit serb.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














