CH-Ballkani
Shqipëri-Kosovë drejt njohjes së pensioneve
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e mbledhjes nga kryetari i komisionit, Petrit Vasili miratoi në unanimitet në parim Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension.
Miratimi i kësaj marrëveshjeje do t’i japë mundësinë shqiptarëve në të dy anët e kufirit të mos humbasin periudhat e tyre kontribuuese, pavarësisht se ku punojnë, në Shqipëri apo Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Në relacionin përkatës të këtij projektligjit thuhet se marrëveshja jep përcaktimet lidhur me palët kontraktuese si: autoritetet, institucionet, periudhat e sigurimit, legjislacioni, i siguruari, pensioni, vendbanimi, anëtar i familjes; etj, sipas legjislacioneve përkatëse të të dy vendeve.
Gjithashtu, përcaktohet fusha e zbatimit ligjor dhe ajo personal si dhe trajtimi i barabartë i shtetasve lidhur me të drejtat dhe detyrimet për plotësimin e kushteve dhe pagesën e përfitimeve.
Institucioni kompetent, i cili vërteton të drejtën për pension, në përputhje me këtë marrëveshje, kryen pagesën e pensionit për personat, të cilët i plotësojnë kushtet sipas kësaj marrëveshjeje.
Në pjesën e tretë jepen dispozita të tjera, që kanë të bëjnë me shkëmbimin e informacionit, lehtësirat fiskale, njohjen e vërtetimeve, komunikimin ndërmjet autoriteteve kompetente dhe institucioneve kompetente si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Po kështu, marrëveshja përmban edhe përcaktime që kanë të bëjnë dispozitat kalimtare dhe përfundimtare si vlefshmëria dhe zbatimi i marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













