E-Diaspora
Deputeti italian, shqiptarit: Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro
Deputeti italian, Angelo Ciocca i Partisë së Djathtë “Lidhja e Veriut” ka turpëruar të riun shqiptar Stef Tuci, 26-vjeçar, që mbeti i plagosur me armë pasi shkoi të vidhte pronarin e një vile në Itali.
I gjetur në kushtet e vetëmbrojtjes pronari 56-vjeçar i vilës ka qëlluar me armë të riun duke e plagosur në këmbë.
Deputeti italian Ciocca i ka shkuar në spitalin e San Matteos shqiptarit bashkë me një pankartë ku shkruhej “Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka zgjedhur t’i ndajë këto momente me ndjekësit, përmes një postimi në “Facebook”.
“Ky shqiptar, është pa leje të rregullt qëndrimi në Itali, është një kriminel që ka ardhur vetëm për të grabitur. Ne, qytetarët e shteti italian pas gjestit të tij kriminal prej 10 ditësh po e kurojmë në një nga spitalet më të mira të territorit të Lombardisë, me një shpenzim prej 6500 euro. Ky zotëri, duhet të na kërkojë falje e të kthehet në vendin e tij”, ka deklaruar deputeti.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













