Kosova
Mbi 80 mijë kilogramë mish të asgjësuar
Por, kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-i
Rreth 80 mijë kilogramë produkte me origjinë shtazore (mish dhe produkte mishi) janë konfiskuar dhe asgjësuar prej fillimit të këtij viti nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV).
Por, kjo shifër llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari, i cili është edhe përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë, se inspektorati veterinar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga fillimi i këtij viti deri më tani ka asgjësuar rreth 80 mijë kilogramë mish dhe produkte mishi.
Kurse, vetëm në fillim të kësaj jave inspektorët komunalë në Ferizaj, kanë asgjësuar 350 kilogramë produkte të mishit.
Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se gjendja është shumë shqetësuese kur flitet për mishin dhe produktet e tij, për shkak të dyshimeve të vazhdueshme rreth afatit të skaduar, çka edhe është vërtetuara në shumë raste gjatë kontrolleve të fundit nëpër depot e kompanive të ndryshme në të gjitha komunat e Kosovës.
Sipas tij, që nga konstatimet e fundit se mish i prishur është gjetur nëpër shumë pika të shitjes apo ruajtjes së këtij produkti, ka rënë ndjeshëm edhe interesimi i konsumatorëve për të blerë këtë produkt.
Shtimi i kontrollit në tregun vendor si nga inspektorët e Agjencisë po ashtu edhe ata komunalë, ka pasuar zbulimin e skandalit me mishin e dyshimtë të importuar nga Belgjika nga firma VEVIBA, i cili në vitin 2016 kishte depërtuar në tregun e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, tashmë kanë filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë.
Ndryshe, për të gjitha këto raste inspektorët e AUV-ut, deri më tani kanë iniciuar shtatë lëndë për kundërvajtje në gjykatë, thotë Lamir Thaçi.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, nga vende të ndryshme të botës për një vit importohen mbi 40 milionë kilogramë mish. Sasia më e madhe e këtij produkti importohet nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina dhe Holanda.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve












