Sport
Futbollisti i Baselit feston me shqiponjë, ia dedikon mikut të tij shqiptar
"Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysmë viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Baselin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, theksoi Riveros
Një episod interesant ka ndodhur në ndeshjen e Superligës zvicerane Basel-Zurich.
Kjo ndeshje është fituar nga Baseli me rezultatin 3:0, por përveç lëndimit të Taulant Xhakës në minutën e 81-të, ka pasur edhe një episod tjetër interesant, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti i Baselit, Blas Riveros pasi shënoi golin e parë festoi me “shqiponjë”. Të gjithë menduan se ai ia dedikoi atë gol Albian Ajetit, i cili asistoi, por nuk ishte kështu.
Paraguaiani e shpjegoj gjestin e tij. “Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysmë viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Baselin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, theksoi Riveros, shkruan “Panorama-Sport”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













