E-Diaspora
Hadisi dhe Festimi, gjurmëve të vëllezërve Seferi
Dy vëllezër me prejardhje nga Pallqishti i Tetovës, por të lindur në Zvicër, Hadis e Festim Ademi po habisin ekspertët e këtij vendi me kualitet që po i tregojnë në këtë vend, madje nga tani po shikohen së zëvendësues të vëllezërve Klitçko
Me boks kanë filluar të merren 9 vite më parë dhe ushtrojnë tek klubi i Nuri Seferit në Burgdorf. Hadisi 18 vjeçar deri tani ka 15 ndeshje, kurse Festimi 15-vjeçar ka 14 ndeshje, kryesisht nga kampionati zviceran, ku edhe janë kampionë. I pari ka qenë një herë kampion i Zvicrës, ndërsa më i riu katër herë kampion.
“Boksi na ka interesuar shumë mua dhe vëllait tim dhe dëshirën më të madhe për tu marrë me këtë sport e kemi nga fakti se gjithnjë i shikonim në televizor ndeshjet e sidomos të vëllezërve Klitçko, por edhe të Nuri e Sefer Seferit. Kështu gjithnjë jemi të motivuar në stërvitje dhe japim maksimumin dhe suksesi nuk po mungon pasi jemi bërë edhe kampion të Zvicrës”, thotë enkas për Albinfo.ch vëllai i madh Hadisi, duke shtuar se mbështetjen më të madhe e ka nga vëllezërit Seferi, por edhe nga familja.
“Trajnerët tanë nuk lodhen asnjëherë duke na përgatitur dhe për këtë jemi shumë mirënjohës, ndërkohë që përkrahje kemi shumë edhe nga familja, ndër ta edhe gjyshi ynë Veli Ademi që na përcjell kudo që paraqitemi”, pohojnë vëllezërit Ademi.
Ndryshe, Veli Ademi është një adhurues i flaktë i boksit. “Ne do të japim maksimumin për të realizuar ëndrrat tonë si boksier profesionistë dhe të vazhdojmë me vëllain tim dhe trajnerët synimin për tu bërë kampion bote”, theksojnë talentet e rinj.
Në kampionatin e Zvicrës 2018, vëllezërit Ademi i fituan ndeshjet eliminatore. Hadisi e shkatërroi serbin Daniel Stankoviq, ndërsa Festimi eliminoi një arab.
Por në finale, gjyqtarët ishin të pamëshirshëm dhe në mënyrë të padrejtë ua dhuruan fitoren kundërshtarëve. “Kjo na bën edhe më të fortë dhe na motivon që të vazhdojmë të ngjitemi në piedestalin më të lartë me vëllain dhe me trajnerët tanë, Nuri dhe Sefer Seferi”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














