Kosova
Haradinaj arsyetonte gjuajtjet me armë, një 14 vjeçar vdes nga plumbat në fejesë
Gjuajtjet me armë nëpër festa i kanë kushtuar familjes Sopjani nga Mushtishti i Suharekës. Gjatë një ahengu familjar që kishte kjo familje, N. Sopjani kishte plagosur veten aksidentalisht, si dhe kishte vrarë nipin e tij, 14-vjeçar
Një festë për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ka mundur shumë lehtë të përfundojë në tragjedi ashtu siç ka përfunduar të shtunën një fejesë në Mushtisht të Suharekës, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën, teksa po festohej me armë.
Sopjani ka vrarë aksidentalisht nipin e tij 14-vjeçar dhe ka plagosur veten. Festa u shndërrua në ditë zie për familjen Sopjani, ashtu siç kishte mundur të shndërrohej në ditë zie për qytetarët e pafajshëm, kur po festohej për Limajn, e gjithë ishte konsideruar si normale për kryeministrin Ramush Haradinaj, madje kishte kërkuar edhe mbrojtje ligjore për personat që gjuajnë me armë në ahengje, shkruan “Insajderi”.
Në atë festë ishin të përfshirë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, Endrit Shala, këshilltari i zv/kryeministrit Limaj, si dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
E gjithë kjo ngjarje kishte kaluar me një pëlqim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte parë si krejt normale gjuajtjen me armë, për të festuar. Madje Haradinaj, tregonte se edhe ai vetë, gjuan me armë në ahengje.
“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’ … ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan”, e arsyetonte Haradinaj rastin e gjuajtës me armë të zv/kryeministrit, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i vendit kishte shkuar edhe më larg. Kishte ndërmend që gjuajtën me armë në festa ta bënte të ligjshme.
“Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj”, kishte deklaruar kryeministri.
Me gjithë këtë ide të Haradinajt ishte pajtuar një ekspert i sigurisë, Burim Ramadani që sot është në postin e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Megjithëse shkelja e ligjit është shkelje e ligjit, formulimet e hapura të temave tabu besoj se mund t’i kontribuojnë gjetjes së zgjidhjes së re ligjore. Pra, deklarata e kryeministrit realisht do të duhej të përcillej me një koncept të ri ligjor për të konservuar elementet tradicionale. Patjetër se çështjet e sigurisë duhet të trajtohen në aspekt ligjor, edhe pse në ambientet tradicionale dhe konservatore të Kosovës çështjet ligjore mund të jenë jolegjitime”, kishte deklaruar Ramadani, 15 ditë para se të emërohej zv/ministër.
Gjuajtjet me armë nëpër festa i kanë kushtuar familjes Sopjani nga Mushtishti i Suharekës. Gjatë një ahengu familjar që kishte kjo familje, N. Sopjani kishte plagosur veten aksidentalisht, si dhe kishte vrarë nipin e tij, 14-vjeçar.
E gjithë rasti sipas dyshimeve të Policisë së Kosovës, kishte ndodhur kur xhaxhait i ishte bllokuar revolja. Në tentim për ta zhbllokuar, ai kishte plagosur veten dhe kishte vrarë nipin e tij.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se N. Sopjani është duke u mbajtur në paraburgim ku janë duke vazhduar procedurat hetimore ndaj tij.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










