CH-Ballkani
Gjermania është partneri kryesor tregtar i Maqedonisë
Gjermania mbetet tregu kryesor eksportues i Maqedonisë me afro 2.4 miliardë eksport në vitin e kaluar
Afro gjysma, apo 47 për qind e eksportit të Maqedonisë shkon për Gjermani, ku dominojnë pjesët e industrisë automobilistike që prodhojnë në fabrikat e zonave të lira ekonomike, shkruan gazeta KOHA në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat statistikore tregojnë se eksporti i tërësishëm i Maqedonisë në vitin 2017 ishte i vlefshëm afër 5 miliardë euro, ndërsa nga ana tjetër, importi në vitin e kaluar ishte i vlefshëm afër 6.8 miliardë euro.
Sipas këtyre tregueseve del se Gjermania mbetet tregu kryesor eksportues i Maqedonisë me afro 2.4 miliardë eksport në vitin e kaluar. Në ekonominë më të fuqishme evropiane më së shumti eksportohen katalizatorët dhe pastruesit e gazrave të fabrikës “Xhonson Meti” të dedikuara për industrinë automobilistike që vjet arritën vlerën e shitjes jashtë prej 1.3 miliardë euro, apo një e treta e totalit të eksportit vendor.
Bullgaria, me vlerë prej 293 milionë eurosh, renditet në vendin e dytë, ku eksportojnë më shumë prodhime. Në shtetin fqinj lindor në eksport dominojnë xehet, duhani dhe gypat e çelikut.
Në vendin e tretë, sipas vlerës së eksportit me 219 milionë euro, renditet Serbia, ku kryesisht eksportohet energji elektrike, ilaçet e Alkaloidit, prodhime të industrisë metalurgjike, rrush për konsum, domate të freskëta dhe ëmbëlsira industriale. Këto pesë prodhime përbëjnë afër 30 për qind të eksportit në Serbi, apo afër 70 milionë euro.
Kosova renditet në vendin e katërt si tregu më i rëndësishëm, ku plasohen prodhimet nga Maqedoni me një vlerë prej afro 200 milionë euro. Në vend të parë sipas vlerës së eksportit në Kosovë renditen karburantet e rafinerisë Okta me vlerë prej afër 20 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë është çimentoja e fabrikës Usje me vlerë prej afër 13 milionë euro.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












