Kosova
Hoti: Koalicioni i pakicës s’ka legjitimitet për të qeverisur
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar sërish sot se, situata e re e krijuar në vend pas humbjes së shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcehen interesat e ngushta politike. “LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë. Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës.
Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur. Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”, ka shkruar Hoti, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Megjithëse edhe Vetëvendosja edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë thënë se janë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj një hap i tillë nuk është ndërmarr deri tashti nga LDK-ja.
Kjo parti deri tash ka bërë thirrje deri tash vetëm me deklarata për ta rrëzuar qeverinë po pa marr ndonjë hap konkret.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















