Kosova
ORCA: Kuvendi duhet t’i emërojë anëtarët e KSHC-së
Organizata studentore ORCA i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta trajtojë me urgjencë emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili do të diskutohet në Kuvend.
ORCA rikujton se vetëm pas 3 ditësh, më 19 prill, Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s do ta shqyrtojë rastin e Kosovës, statusi i së cilës është propozuar të zbritet nga “anëtar” në “anëtar nën shqyrtim”, përcjell albinfo.ch.
“Mosemërimi me kohë i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, mund të sjellë pasoja për agjencinë, ndërkaq emërimi dhe përgatitja e mirë e mbrojtjes mund ta evitojë dëmin e mëtutjeshëm për agjencinë, institucionet e arsimit të lartë dhe studentët e tyre. ORCA konsideron se hartimi i udhëzimit administrativ për emërimin e këtyre anëtarëve, ku ka qenë e përfshirë shoqëria civile dhe spektri politik opozitar, si dhe përzgjedhja e anëtarëve nga një komision, ku po ashtu ka marrë pjesë shoqëria civile, kanë qenë transparente dhe në përputhje me standardet evropiane të kërkuara në dokumentet e ENQA-s dhe EQAR-it. Prandaj, ORCA konsideron se nuk ka arsye për vonesa të mëtutjeshme dhe se vendimi për emërimin e anëtarëve të KSHC duhet të merret para 19 prillit, që është një datë e rëndësishme për Agjencinë e Kosovës për Akreditim”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












