E-Diaspora
Eutanizohet qeni që mbyti nënë e bir shqiptarë
Qeni hibrid i racës staffordshire terrier, i cili në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir shqiptarë, tashmë është eutanizuar
Qeni luftarak me nofkën Chico, i cili nga fillimi i muajit prill të këtij viti, në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir, është eutanizuar (vdekje e lehtë). Sipas një artikulli të publikuar në “Bild”, procedura në fjalë është kryer pas një hetimi në klinikën veterinere të Universitetit të Hannoverit, gjatë ditës së hënë, përcjell Albinfo.ch.
Para një jave, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Hannover kishte paralajmëruar se Chico do të jetojë edhe më tej dhe nuk do të vritet. Rreth 230 000 persona e kanë nënshkruar një peticion kundër vrasjes së qenit. Qyteti i Hannoverit e pranoi se gjatë kësaj kohe kishte ndodhur një lëshim, pasi autoriteteve që në vitin 2011 u kishte rënë në sy se qeni duhej të kontrollohej, por një kontroll i tillë asnjëherë nuk është realizuar.
Qeni me ngjyrë kafe, nuk kishte pasur asnjëherë reputacion të mirë tek fqinjët, pasi ishte vlerësuar si agresiv.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












