Kosova
Nxënësit shqiptarë në Mitrovicën e Veriut ende mësojnë në kontejnerë
Edhe 19 vjet nga përfundimi i luftës, në Kosovës ende ekzistojnë kontejnerë të cilët përdoren në vend të klasave për mësim. Në shkollën "Aziz Sylejmani" në veri të Mitrovicës, nxënësit shqiptarë shfrytëzojnë hapësirat e njëjta për mësim dhe për orët e edukatës fizike
Rinis Peci, është në klasë të gjashtë në shkollën fillore “Aziz Sylejmani”, në Mitrovicë. Objekti ku ai dhe nxënësit e kësaj shkolle i vijojnë mësimet, nuk është i zakonshëm.
Edhe 19 vjet nga përfundimi i luftës, në Kosovës ende ekzistojnë kontejnerë të cilët përdoren në vend të klasave për mësim. Në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, nxënësit shqiptarë shfrytëzojnë hapësirat e njëjta për mësim dhe për orët e edukatës fizike, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Janë 19 nxënës, të disa paraleleve, që aktualisht vijojnë mësimin në këtë shkollë të improvizuar në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ në veri, përcjell albinfo.ch.
Flamur Gacaferi është drejtor i shkollës “Aziz Sylejmani”. Ai tregon se si për nxënësit, po ashtu edhe mësimdhënësit, kushtet janë të vështira për mësim. “Kushtet e punës vërtetë janë të vështira. Kanë qenë edhe më të vështira kushtet infrastrukturore. Dy baraka, dy kontejnerë, është tmerr. Kemi bërë iniciativa, kemi bërë kërkesa edhe në Ministrinë e Arsimit edhe në drejtoritë komunale të arsimit disa herë, mirëpo nuk është varur nga ta, që të jemi të sinqertë. Këtu është problem politik edhe ndërtimi i shkollës, edhe ndërtimi i ambulancës edhe vajtje-ardhja e të tjera”, tha Gacaferi.
Edhe mësimdhënësit ankohen dhe thonë se kanë problem edhe me objektin ku japin mësim, por edhe me sigurinë e tyre në këtë pjesë të banuar nga popullata shumicë serbe, ku ligjet e Kosovës nuk janë zbatuar për afër dy dekada. Fikrije Dinaj është mësimdhënëse e në lëndën e edukatës fizike.
“Problemet janë edhe për shkak të objektit dhe për shkak të kërcënimeve. Por, tani kohëve të fundit nuk kemi aq kërcënime sa kemi pasur. Neve arsimtareve femra nuk na kërcënojnë aq shumë, por meshkujt po”, tha Dinaj.
Janë 15 arsimtarë të cilët çdo ditë për 19 vjet udhëtojnë nga jugu i Mitrovicës në veri, për të mbajtur mësim në shkollën “Aziz Sylejmani”.
Drejtoi i shkollës Flamur Gacaferi thotë se veriu i Kosovës mbetet i brishtë, ngase kur një problem ndodhë në një pjesë apo vendbanim të banuar me serbë, ai problem më pas reflekton edhe në mjedisin tjetër.
Përfaqësuesit, e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës jugore thonë se janë duke bërë përpjekje që të ndihmojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën jugore të Mitrovicës, Iset Beka tha për Radion Evropa e Lirë se lidhure me shkollën “Aziz Sylejmani”, Ministria e Arsimit duhet të bëjë më shumë.
Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë, në anën veriore, të banuar me shumicë serbe dhe anën jugore, të banuar me shumicë shqiptare.
Në urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan veriun dhe jugun e qytetit, ende mund të shihen patrullat statike të autoritete të rendit të cilat kujdesen për sigurinë në këtë qytet.
E-Diaspora
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental











