E-Diaspora
Kundërshtojnë me forcë lidhjen e të bijës babai mbetet në burg, nëna lirohet
Dy të pandehurit akuzohen se e kanë keqtrajtuar psikologjikisht vajzën e tyre 17-vjeçare
Shkaktim të lëndimeve të lehta trupore, privim nga liria, detyrim, kërcënim, sulm, ofendime dhe shkelje të Ligjit për armëmbajtje (vetëm për babanë). Këto janë akuzat e rënda që e ngarkojnë çiftin kosovar, me vendbanim në Villars, shkruan “Le Matin”, përcjell Albinfo.ch.
Dy të pandehurit akuzohen se e kanë keqtrajtuar psikologjikisht vajzën e tyre 17-vjeçare.
Bëhet fjalë për një familje me biznes të suksesshëm në rrethinë, por që ideologjia e saj është mesjetare sa u përket traditave të martesës. Verën e kaluar, gjatë një ahengu të vëllait të saj në Prishtinë, ata e kishin detyruar të jepte fjalën se do të fejohej. Nën presion të tillë, vajza e re nuk ka pasur zgjedhje tjetër për t’u kthyer në Zvicër, ku do ta gjente atë që e donte me të vërtetë ilegalisht: një shtetas të Serbisë (sipas burimeve tona, shqiptar nga Lugina e Preshevës) që jeton në afërsi. Ajo e mbajti fshehurazi lidhjen, deri në ditën kur prindërit e saj mësuan të vërtetën.
Keqtrajtimet vazhduan, Liana pëson disa shuplaka. Ajo është e ofenduar dhe kërcënuar, madje edhe në vendin e saj të punës. Babai dhe e ëma e saj kërkojnë që ajo të ndërpriste lidhjen me të dashurin. Liana refuzon. Prindërit e rrahin, ndonjëherë edhe duke ia shkulur flokët. Ata ia kontrollojnë përmbajtjen e smartfonit dhe ia sekuestrojnë. Në shkollën e saj për floktare, gjithnjë përcillej dhe ndjehej si e burgosur. Madje ishte dërguar edhe në Spitalin Psikiatrik në Malévoz (Monthey/VS).
Nëse nuk iu bindej urdhrave të tyre, ajo do të internohej. Liana nuk mundi më të durojë torturën psikike të prindërve. Nga mesi i muajit janar, disa ditë para pjekurisë, i denoncon prindërit, e përkrahur nga kolegët dhe shefi i saj.
Prindërit e saj u paraburgosën në arrest preventiv. Përderisa babai i saj ende mbahet në arrest, e ëma e saj është liruar të enjten e kaluar, informatë të cilën e konfirmon edhe avokati i saj, Jacques Barillon. E ëma e Lianës nuk ka të drejtë të ketë kontakte personale me të bijën.
Ajo gjithashtu nuk ka të drejtë të afrohet në distancë prej 100 metrash shtëpisë së të dashurit të saj, as edhe kolegëve të saj të punës si dhe vendit ku ajo punon.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














