Kosova
Çekaj i përgjigjet Halitit: Pjesëtarët e FARK-ut s’janë fshehur
Në 19-vjetorin e rënies dëshmor të ish-gjeneralit të UÇK-së, Sali Çekaj, nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, u organizua akademi përkujtimore.
Djali i tij Hyseni, në emër të familjes Çekaj, tha se nuk e di si duhet të ndihen ai dhe nëna e tij kur të tjerët (duke iu referuar Xhavit Halitit) thonë se pjesëtarët e FARK-ut janë fshehur nëpër thera, përcjell albinfo.ch.
Por, ai shtoi se në fund të fundit, vlen sakrifica e babait të tij dhe bashkëluftëtarëve. Në këtë akademi, foli eprori Hysen Berisha, në emër të brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ai tha se kur kujtohen personalitete si Sali Çekaj marrin prej tyre lavdinë.
“Toka e Dardanisë sot është e çliruar dhe Sali Çekaj është hero i Kosovës. Kur i përkujtojmë personalitetet si Sali Çekaj, marrim nga lavdia e tyre dhe përgjegjësi për atë që ishim. Sot me ndershmëri duhet të marrim të ardhmen tonë. Do të jemi vetë avokatë të së vërtetës”, tha ai.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe president Hashim Thaçi. E nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar falje, për fjalët që tha në Kuvend.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













