Kosova
LVV-ja aksion simbolik kundër pranisë së madhe të serbëve në panair
Aktivistët kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e bizneseve të Serbisë në panairin “Prishtina 2018”, në të cilin po merr pjesë vetëm një kompani nga Shqipëria.
Aktivistët kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “jo normalizimit të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë”, përcjell albinfo.ch.
Por, pasi ata nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që t’i ofrohen objektit ku po mbahej panairi, pankartën e kanë vendosur në rrethojat e këtij e këtij objekti.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kërkuar që të bojkotohen produktet serbe në këtë panair. “Prej 170 bizneseve, sa janë në këtë panair, 70 prej tyre janë nga Serbia, biznese këto që kanë hapësirën qendrore në sipërfaqe prej 500 metra katror. Duke pasur parasysh që vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë arrin shifrën prej rreth gjysmë miliard euro, ajo tash po pretendon që këtë shifër edhe ta dyfishojë. Ndërkaq, Shqipëria eksporton në Kosovë në vlerë prej vetëm 150 milionë eurosh. Këto shifra tregojnë shumë për karakterin e shtetit dhe orientimin e tij”, është shprehur Rexhaj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











