Kosova
Babai tregon pse “humbën” dy fëmijët në Gjermani
“Ata kanë humbur, pasi kanë dashur të ikin dhe të mos dëbohen në Kosovë. Kanë shkuar me qindra kilometra larg me tren”, ka thënë ai,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kishte konfirmuar se dy fëmijë nga Kosova, Q. N. 13-vjeçar dhe L. N 11-vjeçar, që jetojnë në këtë shtet janë zhdukur. Të njëjtit janë gjetur nga autoritete gjermane.
Babai i tyre, i cili është dëbuar pas katër vjetësh nga Gjermania, ka treguar se çfarë ka ndodhur. “Ata kanë humbur, pasi kanë dashur të ikin dhe të mos dëbohen në Kosovë. Kanë shkuar me qindra kilometra larg me tren”, ka thënë ai, raporton “Klan Kosova”.
Familja e tyre është e shqetësuar për fatin e tyre, pasi kanë frikë se do të dëbohen në Kosovë, ku kushtet janë të rënda, përcjell albinfo.ch.
Nëna me tre fëmijë do të qëndrojë për momentin në Gjermani, deri në një vendim tjetër. Kjo familje është e komunitetit egjiptas.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj, i cili nga momenti kur mori lajmin për zhdukjen e dy fëmijëve nga Kosova në Gjermani, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal.
“E falënderojë shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroi në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Nga momenti kur mori lajmin për mos kthimin në shtëpi (zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri te gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i koordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ju përgëzojë Ambasador”, ka shkruar ai në “Facebook”.
https://www.youtube.com/watch?v=EYowr29iws4
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












