E-Diaspora
Të mësosh gjuhën shqipe në Nju Jork
Në një pjesë të familjeve shqiptare të Nju Jorkut nëpër shtëpi mbizotëron anglishtja, për shkak se fëmijët e kanë të vështirë t’i përdorin të dyja gjuhët
Një organizatë në Staten Island të Nju Jorkut i është përkushtuar përhapjes së gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë, një detyrë e vështirë nëse kemi parasysh trysninë e madhe asimiluese që vjen nga një fuqi e madhe kulturore, siç është Amerika.
Kozeta dhe Qemal Zylo drejtojnë organizatën jofitimprurëse Alba Life, e cila këtë muaj mbush 10 vjet nga themelimi. Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës i takoi ata në një shkollë shqipe në Staten Island.
Të shtunave, në shkollën Naples Street Elementary ka shumë nxënës. Ndryshimi nga ditë e tjera është se ata janë nxënës nga familje shqiptare dhe vijnë këtu çdo fundjavë për të mësuar shqipen.
Në një pjesë të familjeve shqiptare të Nju Jorkut nëpër shtëpi mbizotëron anglishtja, për shkak se fëmijët e kanë të vështirë t’i përdorin të dyja gjuhët, përcjell albinfo.ch.
Por nxënësit që vijnë këtu kanë dëshirë ta mësojnë shqipen për të komunikuar më mirë me të rriturit në familje si dhe për arsye thjesht praktike, për ta patur më të lehtë komunikimin kur shkojnë për vizitë në vendlindje.
Kozeta dhe Qemal Zylo, themelues të organizatës Alba Life, thonë se t’u mësosh të vegjëlve shqipen është një detyrë dhe një pasion.
Fëmijët këtu mësojnë, krijojnë shoqëri të reja dhe këndojnë e vallëzojnë bashkë.
Prindërit e fëmijëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, thonë se koha që fëmijët e tyre shpenzojnë në shkollë është me vlerë dhe i ndihmon nxënësit.
Në Staten Island jeton një komunitet shqiptar me prejardhje nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe nga Kosova.
Organizata jofitimprurëse Alba Life ka edhe një program televiziv, që regjistrohet në Qendrën e Televizionit të Komuniteteve, financuar me ndihmën e administratës vendore.
Kozeta Zylo thotë se përhapja e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë nuk ndodh vetvetiu, dikush duhet ta bëjë.
Por shpesh përpjekjet dhe sakrificat kalojnë pa u vënë re. Edhe pse diaspora përbën një potencial zhvillimi për vendin amë, Qemal Zylo thotë se nga Shqipëria vijnë vetëm premtime dhe askush nuk ndihmon.
Një e shtunë kur normalisht njerëzit pushojnë dhe shijojnë kohën e bukur, për Kozetën dhe Qemalin është një ditë pune, një punë që edhe pse mund të mos bjerë në sy, i shërben një çështjeje fisnike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













