E-Diaspora
E rrallë: I akuzuari në Zvicër kërkohet me Gazetë Zyrtare
Në muajin nëntor të këtij viti, një kosovar do duhet të përgjigjet para Gjykatës rajonale në Baden, por askush nuk e di se ku gjendet aktualisht i akuzuari.
Data e gjykimit: Më 7 nëntor 2018. Akuzat: tentimvrasje dhe plaçkitje. Vendi i banimit të të pandehurit: I panjohur. Kjo është një ftesë gjyqësore që mund të lexohet në Gazetën Zyrtare të Aargaut nga data 31 gusht i këtij viti, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Kështu është njoftuar një shtetas kosovar për gjykimin e tij pranë Gjykatës së rrethit në Baden dhe ai duhet të paraqitet. Por, si duket askush nuk ka lidhje se ku gjendet aktualisht. Kjo çështja hap shumë pyetje: Si ndodhi kjo? Pse i akuzuari nuk është në paraburgim?
Gjakata rajonale në Baden nuk jep informata për rastin konkret, pasi është një çështje e pazgjidhur. Në përgjithësi, përgjegjësja për marrëdhënëiet me media, Vanessa Bugmann është e sigurt: “Duhet të jetë një dyshim urgjent, si dhe një arsye e veçantë, të tillë si rreziku i arratisjes, rreziku i errësimit të lëndës apo rreziku i përsëritjes së veprës, për ta paraburgosur ndokend dhe për ta mbajtur më tej”, transmeton më tej Albinfo.ch.
I pandehuri është zhdukur
Në rastin e kosovarit të akuzuar, nuk duket të jetë një rast i ngjashëm. Pavarësisht se akuzohet për tentimvrasje, ai duket se nuk ka qenë në paraburgim ose është liruar nga paraburgimi. A nuk ka pasur rrezik të arratisjes? Kjo pyetje duhet fillimisht të mbetet e hapur, por në mënyrë të qartë është se personi është zhdukur dhe për këtë arsye duhet të ftohet përmes Gazetës Zyrtare në gjykimin e tij.
Por, çka nëse i akuzuari nuk e lexon Gazetën Zyrtare dhe nuk paraqitet në gjykim? “Në përgjithësi, me ligj, personi i akuzuar ftohet për herë të dytë në qoftë se mungon pa justifikim”, thotë Vanessa Bugmann.
Shqiptimi i dënimit në mungesë është i mundshëm
Nëse ai nuk paraqitet edhe gjatë seancës së dytë gjyqësore, në kushte të caktuara mund të shqiptohet një vendim në mungesë të tij. Megjithatë, kjo është e mundur vetëm nën kushte të caktuara: “Të akuzuarit duhet të kenë mundësinë për tu përgjigjur mbi veprat e pretenduara në proceset e mëparshme, informon Albinfo.ch. Përveç kësaj, provat mund të lejojnë një vendim pa praninë e të akuzuarit.
Nëse i akuzuari nuk paraqitet për gjykim, Atij mund t`i dalë shumë shtrenjtë. Kosovarit të akuzuar mund t`i vihen në barrë një gjobë prej rreth 1.000 frangash, si dhe shpenzimet e procedurës dhe kompensimit.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













