Autotech
Për enterierin e një Bentley, nevojiten rreth 3 km lëkurë
Bentley Flying Spur është një nga modelet më të mira të prodhuara së fundmi dhe ndoshta ka enterierin më të komplikuar ndonjëherë.
Secili Flying Spur që e lëshon fabrikën e Bentleyt duhet të ketë së paku 350 copë lëkurë unike, të cilat së bashku shfaqin ambientin më të bukur që modelet luksoze mund ta ofrojnë, transmeton Koha.net. E tërë kjo lëkurë ka gjatësi prej rreth 3 kilometra, shkruan Koha.net.
Bentley nuk lejon çdokënd të punojë në enterierin e Flying Spurit. Së paku pesë muaj zgjat procesi i veshjes me lëkurë, sepse kërkon standarde më të larta.
Nevojiten rreth 3 km lëkurë
Lëkurën të cilën e përdorë vjen nga pjesa veriore e Evropës, më saktësisht nga bagëtitë. Secila pjesë e enterierit kalon nëpër duar të 141 punëtorëve para se “të dalë në publik”. Konsumatorët mund të zgjedhin deri në 14 ngjyra të ndryshme për enterier.
Timoni i Flying Spur është me të vërtetë spektakular, te ai gjenden rreth pesë metra lëkurë me 352 pjesë dhe 168 qepje.
Në videon më poshtë mund të shikoni se si shkon i tërë procesi i veshjes me lëkurë të enterierit të modelit Bentley Flying Spur, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore